Gjykata e Apelit nuk ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Marjus Demën, që akuzohet se vrau shokun e tij Mehmet Qema, në zonën e 5 “Majit” në Tiranë.
Aktualisht Dema është në “arrest me burg” dhe Apeli ka rrëzuar kërkesën për një zbutje të masës së sigurisë.
Rikujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mujit prill në Tiranë.
Mehmet Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit.
Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’.
Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.
Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Autori ka thënë pas ngjarjes se ka qenë aksidentale dhe se nuk ka dashur në asnjë mënyrë të vrasë shokun e tij.