Raketa e shkrepur nga Afrini, nën pushtimin e organizatës terroriste ka goditur murin e oborrit të një shtëpie në qarkun Reyhanli të qytetit Hatay në Turqi.
Nga rajoni i Afrinit, ku Forcat e Armatosura Turke po zhvillojnë operacionin “Dega e Ullirit”, pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK kanë shkrepur një raketë, e cila ka goditur murin e oborrit të një shtëpie të lagjes Fidanlik në qarkun Reyhanli të qytetit Hatay.
Disa shtëpi përreth pësuan dëme për shkak të shpërthimit.
Sipas vlerësimeve të para nuk ka të plagosur ndërkaq në vendin e ngjarjes janë dërguar një numër i madh i forcave të sigurisë dhe automjete të zjarrfikësve./Rtv islam/


