Separatistët marrin selinë e qeverisë jemenase në Aden

Mos i humb

Separatistët në jug të Jemenit kanë marrë selinë e qeverisë së Jemenit në qytetin port të Adenit.

Një burim i paidentifikuar për AA ka thënë se forcat besnike të Këshillit Jugor të Tranzicionit (KJT), pas përleshjeve të ashpra sot kanë marrë nën kontroll selinë e qeverisë jemenase dhe bazën ushtarake në Aden.

I njëjti burim thotë se separatistët morën bazën e Brigadës së tretë të Gardës Presidenciale në Aden dhe se dhjetëra njerëz u vranë në konfliktet në të dyja anët.

Nga ana tjetër, burimet pro-qeveritare thonë se baza është ende nën kontrollin e gardës presidenciale, por nuk ka komentuar për rastin që përfshin pushtimin e selisë së qeverisë.

Separatistët në jug të Jemenit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ahmed bin Daghra duke e akuzuar atë se e çon vendin drejt shkatërrimit.

Jemeni është kthyer në një arenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit kurse qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan edhe më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulmet ajrore ndaj pozicioneve kryengritëse./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit