Kryetarja e Lëvizsjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila u shpall fituese në qarkun e Tiranës dhe të Fierit, do të përfaqësojë këtë të fundit si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Në këtë mënyrë ajo i hap rrugë futjes së numrit 2 të LSI-së, Petrit Vasili i cili ishte i treti në listën e Tiranës. Ndërkaq do të mbetet jashte Parlamentit Kejdi Mehmetaj.
Nëse Kryemadhi do zgjidhte mandatin nga kandidimi në Tiranë, Vasili mbetej jashtë.
Vendimi është bërë i ditur nga shkresa e depozituar e Kryemadhit për KQZ-në.
Rikujtojmë se LSI fitoi 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.



