Monika Kryemadhi merr mandatin e deputetes në qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj jashtë Parlamentit

Mos i humb

Kryetarja e Lëvizsjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila u shpall fituese në qarkun e Tiranës dhe të Fierit, do të përfaqësojë këtë të fundit si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë ajo i hap rrugë futjes së numrit 2 të LSI-së, Petrit Vasili i cili ishte i treti në listën e Tiranës. Ndërkaq do të mbetet jashte Parlamentit Kejdi Mehmetaj.

Nëse Kryemadhi do zgjidhte mandatin nga kandidimi në Tiranë, Vasili mbetej jashtë.

Vendimi është bërë i ditur nga shkresa e depozituar e Kryemadhit për KQZ-në.

Rikujtojmë se LSI fitoi 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit