64-vjeçari gjendet i pajetë në dhomën e një hoteli në Prizren, çfarë deklaron policia

Mos i humb

Një 64-vjeçar nga Prizreni është gjetur i vdekur në një motel në Kosovë ditën e sotme.

Mediat kosovare bëjnë me dije se 64-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare.

Trupi i viktimës është transportuar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore çka do të faktojë dhe arsyet e vdekjes së 64-vjeçarit.

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete.

Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit