U vaksinua fillimisht me AstraZeneca-n, Merkel merr si dozë të dytë vaksinën e Moderna-s

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë vaksinën e kompanisë Moderna, si dozë të dytë kundër koronavirusit, ndonëse vaksina e parë ka qenë nga kompania AstraZeneca, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë, pasi ka marrë një dozë të vaksinës së AstraZenecas në muajin prill.

Ekspertët besojnë se përzierja e vaksinave kundër koronavirusit mund të jetë ide e mirë, mirëpo megjithatë kanë thënë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime

Në muajin mars, Gjermania, bashkë me shtete tjera evropiane, patën ndaluar dhënien e vaksinave të kompanisë AstraZeneca, pasi ishte raportuar për një numër rastesh me mpiksje gjaku, pas marrjes së kësaj vaksine.

Gjermania më parë po ashtu ka kufizuar përdorimin e kësaj vaksine për moshat mbi 60 vjeç, mirëpo tani e ofron atë për të gjithë të rinjtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit