Fluks në Kakavijë pas lehtësimit të masave antiCovid. Ja dokumentacioni i kërkuar nëse udhëtoni drejt Greqisë

Mos i humb

Lehtësimi i masave antiCovid, në pikën kufitare të Kakavijës ka shtuar edhe fluksin e lëvizjeve.

Ditën e djeshme në këtë pikë kufitare u regjistruan rradhë të gjata automjetesh në pritje, ndërsa pala greke vazhdon me masa të shtrënguara anticovid dhe me numër të reduktuar sportelesh.

Ndërsa raportohet situata nga pika kufitare e Kakavijës, ku është vendosur kuota prej 1500 personash në dalje.

Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare kanë dalë 1088 persona.

Mësohet se dita e sotme ka nisur me fluks lëvizjesh, ndërsa pavarësisht se u dha njoftimi për lejimin e autobusëve, sërish janë regjistruar probleme me qarkullimin e tyre.

Sakaq, në një komunikim me palën shqiptare, nisur edhe nga temperaturat e larta të motit, ka patur një reagim nga pala greke duke shtuar një sportel më tepër.

Sot, edhe pse ka fluks situata duket më e qetë, ndërsa nuk janë shënuar radhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit