Rusi, regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Në Rusi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20.182 raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra ruse për Kontrollin dhe Parandalimin e Koronavirusit tha se është numri më i madh i infeksioneve të reja që nga 24 janari.

Në të njëjtën periudhë, 568 persona humbën luftën me COVID-19, që është numri më i madh i vdekjeve në baza ditore që nga 28 janari.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi është rritur në 5.388.695, ndërsa numri i vdekjeve arriti në 131.463.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit