Autoritetet e Afrikës së Jugut: Pretendimet e gruas për lindjen e 10 foshnjave janë të rreme

Mos i humb

Autoritetet e Afrikës së Jugut thonë se gruaja e cila pretendoi se kishte lindur 10 foshnje këtë muaj, gënjeu botën sepse nuk ishte shtatzënë dhe nuk lindi asnjë fëmijë në kohët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria provinciale në Gauteng, e cila përfshin qytetet Johannesburg dhe Pretoria, tha në një deklaratë se nisi hetimet këtë muaj pasi sipas lajmit të një medias lokale, 37-vjeçarja Gosiame Sithole kishte lindur 10 foshnje më 7 qershor.

Në raportim pretendohet se Sithole solli shtatë djem dhe tre vajza me prerje cezariane në një spital të pazbuluar.

“Asnjë nga spitalet në provincë, si private dhe publike, nuk kishte ndonjë regjistrim të lindjeve të tilla në institucionin e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Lindja mrekulli” e supozuar e Sithole ngjalli interesimin e botës, që besoi se ajo kishte vendosur një rekord të ri botëror Guinness pas lajmit për një grua nga Mali që lindi 9 foshnja në Marok muajin e kaluar.

Por sekretet rreth vendndodhjes së nënës dhe foshnjave në Afrikën e Jugut krijuan dyshime serioze, me shumë që pyesin nëse 10 foshnjat mrekulli ekzistonin vërtet.

Javën e kaluar, familja e Tebogo Tsotetsi, i dashuri i Sithole, tha në një deklaratë se ai u kishte konfirmuar se nuk i kishte parë foshnjat dhe ishte mbështetur tek e dashura e tij, e cila thirri për ta informuar për lindjen e tyre.

Në deklaratë më tej thuhej se Tsotetsi kishte bërë disa përpjekje për të vizituar Sithole-n dhe foshnjat në spital, por ajo nuk ia tregoi vendndodhjen e saj dhe as nuk e informoi atë për gjendjen e foshnjave.

Qeveria provinciale tha se punonjësit e saj socialë kishin kontaktuar me Sithole-n me shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore dhe foshnjave e saj.

Deklarata më tej tha se ata e dërguan në Spitalin Tembisa afër Johanesburgut për kontroll më 18 qershor dhe u vërtetua nga mjekët që ajo nuk kishte lindur asnjë foshnjë në kohët e fundit. Gjithashtu është vërtetuar se ajo nuk ishte shtatzënë në kohët e fundit.

“Independent Media Group”, media e cila e para publikoi historinë, i ka qëndruar versionit të saj. Qeveria provinciale në Gauteng tha se ishte e shqetësuar nga sjellja e medias dhe ka udhëzuar Prokurorin e Përgjithshëm të ndërmarrë veprime ligjore kundër saj dhe redaktorit të Pretoria News, Piet Rampedi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit