U shuan në aksidentin tragjik, mes dhimbjesh dhe lotësh familja Gushi përcillet për në banesën e fundit

Mos i humb

Mes dhimbjesh dhe lotësh, janë përcjellë për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi, që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik.

Të afërm e familjarë iu dhanë lamtumirën, Eduardit, Silvanës, Anastasias dhe Evës.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje ku një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë.

Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi u shua e gjitha. Siç u mësua edhe dje familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej 2 vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë.

Ata prej disa vitesh kishin lëvizur nga Patosi, për një jetë më të mirë drejt shtetit helen, ndërkohë që një aksident i rëndë i mori jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit