Për Ramën, Dritan Leli është shkarkuar, inspektime në Vlorë me Afrim Qëndron

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e djeshme i shoqëruar nga tri ministre të kabinetit të tij, i shoqëruar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministren e Arsimit Evis Kushi.

Gjatë inspektimit nga afër të disa punimeve që po bëhen në 2 lagje të Vlorës, Kume dhe Çole, ajo që ra në sy ishte se Rama shmangu kryetarin të Bashkisë Dritan Leli ndërsa shoqërohej nënkryetari i bashkisë Afrim Qendro dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, duke e lënë Lelin ‘jashtë loje’.

Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Lelit?

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë, ndaj kjo bëri që Rama të dërgonte letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit