Një ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeve, policia e Vlorës ka forcuar kontrollet në autostradën Fier-Vlorë.
Policisa rrugore tha se deri më tani janë hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Policia thase ditën e djeshme në këtë aks u hoqën 15 leje drejtimi.
Pavarësisht se dje për shkak të shpejtësisë së lartë u shkaktua aksidenti me pasoja të rënda në këtë aks, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur, duket se disa shoferë nuk frikësohen nga këto ngjarje.
Radari i policisë rrugore kapi një automjet që ecte me shpejtësi tej normaleve të lejuara, me 160 km/h.
Kujtojmë se dje në aksident humbën jetë Eduart Gushi, 44 vjeç, grua e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzat të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç.


