Transport kundrejt 500 eurove drejt BE-së, kapet 33-vjeçari me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë

Mos i humb

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia e Korçës ka vënë në pranga dibranin D.Xh. i cili në mjetin e tij tip “Opel”,  po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasin D. Xh., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit