Aksioni i policisë në bregdet, ironizon Ardit Çela: Numri më i madh i çadrave të hequra në 30 vite, pritet reagimi i ndërkombëtarëve

Mos i humb

Ish-kandidati i LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Ardit Çela, ironizon aksionin e policisë kundër zaptimit të zonave bregdetare, të nisur sot në Durrës e Velipojë.

Çela shkruan me ironi në “Facebook” se ky është një operacion i rëndësishëm dhe “pritet reagimi nga partnerët tanë ndërkombëtar për të përgëzuar fuqinë goditëse të strukturës sonë ligjzbatuese”.

“Operacion i rëndësishëm në kuadër të plotësimit të kushteve për integrimin në BE. Shifrat flasin vetë.

Numri më i madh i çadrave të plazhit të hequra në 30 vite.

Pritet reagimi nga partnerët tanë ndërkombëtar për të përgëzuar fuqinë goditëse të strukturës sonë ligjzbatuese! Mesazh i rëndësishëm drejtuar krimit të organizuar: Nuk do keni çadër plazhi ku të futeni dhe shezlong ku të shtriheni!”, shkruan Çela.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit