Maja e Jankës në flakë/ Në terren 20 forca të ushtrisë dhe 1 zjarrfikëse

Mos i humb

Maja e Jankës, në fshatin Vithkuq të Korçës vijon të jetë nën “pushtetin” e flakëve. Prej më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre.

Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.

Terreni është i vështirë për ndërhyrje ndërsa deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre. Ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore në mënyrë që të neutralizohen flakët për të shamagur avancimin e tyre në zonat përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor po punon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nuk përjashtohet pista që të jetë zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që situata vijon kritike edhe në malin Tomorrit ku prej 6 ditësh janë shkrumbuar 23 hektarë pyll

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit