Nuk ka traget nga Korfuzi/ Linja nuk është funksionale edhe pse ka rifilluar lundrimi me Greqinë

Mos i humb

Ndonëse disa ditë më parë u raportua hapja e kufirit me Greqinë, një problematikë është hasur në jugun e vendit, konkretisht në portin e Sarandës, ku ritmi ditor i qarkullimit është 40-50 pasagjerë.

Ende nuk është bërë e mundur lëvizja e pasagjerëve nga Korfuzi drejt Sarandës, ndërsa anijet punojnë me kapacitet të pjesshëm për shkak të masave anti-covid.

Tashmë shpresohet që lëvizja të fillojë që nesër, pasi duket se është një procedurë teknike ajo që realisht është bërë pengesë.

Ndërsa që nga hapja e kufirit, në datën 1 korrik, drejt Korfuzit shkojnë 3 tragete në ditë.

Kujtojmë se kufiri me shtetin grek u hap disa ditë më parë dhe në pikat e kalimit kufitar në rrugë tokësore, Kakavijë, Kapshticë vijon qarkullimi normalisht.

Në Qafë Botë dogana punon me një numër të caktuar qytetarësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit