Me qese droge gati për shitje dhe bimë kanabisi në kasolle, arrestohet 50-vjeçari në Berat

Mos i humb

Policia e Beratit ka evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit prodhimit të lëndës narkotike, duke arrestuar një 50-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi S. S., pasi gjatë kontrollit në një kasolle është gjetur një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan.

Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit