Në Republikën e Afrikës së Jugut, një nënë e bllokuar në një ndërtesë që dyshohet se i është vënë zjarri nga hajdutët e hodhi fëmijën e saj të vogël nga kati i parë i ndërtesës për ta shpëtuar atë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pamjet që qarkullojnë në mediat sociale shihet se si nëna hodhi fëmijën e saj të vogël në turmën poshtë që priste për ta shpëtuar atë.
Djali shpëtoi i padëmtuar falë përpjekjeve të turmës së njerëzve në rrugë.
Pamjet e incizuara më 13 korrik në një ndërtesë në Durban u shpërndanë në rrjetet sociale dhe në mediat lokale.
Qindra persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjet ku 72 persona kanë humbur jetën deri më tani.
Protestat që filluan më 9 korrik për të kërkuar faljen e ish-presidentit Zuma, i cili u dënua me 15 muaj burg, u kthyen shpejt në trazira të dhunshme.


