Kinë, rritet në 99 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Mos i humb

Në përmbytjet pas shirave të dendur në provincën Henan të Kinës kanë humbur jetën 99 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në disa zona, uji tërhiqej, ndërsa në të tjerat lumenjtë vërshuan. Aksionet e pastrimit të terrenit janë në rrjedhë.

Zyrtarët konfirmuan se numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në 99.

Reshjet e shiut nga 17 korriku herë pas here të pranishme në Henan, më 20 korrik shkaktuan përmbytje.

Në qytetin Zhengzhou, rrjeti i metrosë u përmbyt dhe shumë pasagjerë u bllokuan.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit