Iran, në 24 orët e fundit regjistrohen 588 viktima nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran me vdekjen e 588 personave nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i viktimave arriti në 94.603, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Ministria iraniane e Shëndetësisë, thuhet se në 24 orët e fundit u regjistruan 400.808 raste të reja dhe 5.081 nga këta janë hospitalizuar.

Gjithashtu thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 4.199.537 dhe me vdekjen e 588 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 94.603.

Numri i pacientëve me COVID-19 në kujdes intensiv shkoi në 6.561 dhe që nga fillimi i pandemisë COVID-19 numri i të shëruarve shkoi në 3.565.575.

Irani ka aplikuar gjithsej 16.148.375 doza të vaksinës kundër COVID-19

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 13.002.245 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, kurse 3.146.130 tjerë edhe dozën e dytë. Sipas kësaj në vend janë aplikuar gjithsej 16.148.375 doza vaksinë.

Sipas nivelit të rrezikut, 336 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 84 qytete me alarm “portokalli” dhe 28 qytete me alarm “të verdhë”. Aktualisht hyrja dhe dalja në qytetet me alarm “të kuq” dhe me alarm “portokalli” është e ndaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit