Me gisht të thyer, i rrahur dhe i gjakosur, mbërrin në Gjykatë i arrestuari për drogë në Skrapar, lihet në burg për 30 ditë, dëshmia: Më dhunuan policët

Mos i humb

Lulzim Shallari, i arrestuar më 12 gusht për kultivim kanabisi ka mbërritur sot në Gjykatën e Beratit, i zbathur, i gjakosur, duke ecur çalë-çalë dhe me gisht të thyer.

Përpara trupit gjykues, ai ka deklaruar se është rrahur nga efektivët e policisë dhe se nuk kishte aspak dijeni për parcelën e kanabisit, për të cilën e akuzojnë.

“Nuk kisha dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk jam autori i kultivimit.

Jam dhunuar nga efektivët e policisë së Skraparit.

Ja rrahur gjatë arrestimit në banesë por edhe gjatë 72 orëve të qëndrimit në paraburgim, vetëm për të pranuar autorësinë e krimit,”

Gjyqtarja Lutfie Çelani ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditë” për Shallarin, kohë e mjaftueshme sipas gjyqtares që prokuroria të sigurojë provat e mjaftueshme për të akuzuarin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit