Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka falënderuar të gjithë partnerët për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në situatën e rënduar nga zjarret, që u shtrinë thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Peleshi theksoi, se zjarret janë ende aktive, kryesisht në zonën e Pukës dhe Lezhës, ndërsa shtoi se po punohet për neutralizimin e flakëve. Ministri theksoi se janë djegur mijëra ha tokë, përfshirë pyje dhe shkurre. Më tej ai shtoi se e rëndësishme ishte që nuk ka pasur dëme në njrëz dhe banesa të rrezikuara.
“Në Bashkinë e Pukës, Mirditës, Kukësit, kemi ende vatra. Edhe pse jemi në mes të punës e çmoj të rëndësishme të shprehim falënderimet tona për partnerët që na janë gjendur. Dua të falenderoj BE, mekanizmat e saj, zyrat e delegacionit të BE në Tiranë, për një kundërpërgjigje të shpejtë për të përballuar zjarret.
E padyshim dy vende të BE, miq të Shqipërisë, Holandën dhe Çekinë që na erdhën në ndihmë. Ato kanë bërë punë heroike
I dedikoj një pjesë të suksesit dhe sot që flasim ato janë në punë. Një helikopter po punon në Lezhë, ku kemi disa vatra serioze zjarri. Ndërsa helikopteri ynë po punon në Pukë ku kemi zjarre serioze.
Ishte lajm i shkëlqyer për shtetin holandez që shtynë afatin për helikopterët, deri në fund të gushtit do të kemi në flotën tonë të ajrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bashkive, forcave zjarrfikësve, që jemi bërë së bashku për të përballuar situatën.


