Burrit tim!
Të më njohësh do të thotë të të shprehem Ty,
Të ta them atë që thellë zemra e mban në dry.
Ë, si thua të t’i them ato fjalë,
Që burojnë nga zemra e thuhen me mall,
Eh “Të dua” janë fjalët që Ty t’i shpall.
Por jo, jo, ato nuk janë vetëm fjalë,
Sepse kuptimi i tyre është dhe më i gjatë…
“Të dua”, ky nuk është fillimi,
Ndoshta do të pyesësh, e pra si qenka kuptimi?
“Të dua” për mua ka kuptim të dyfishtë,
Njëra është fjalë që “thuhet”, e tjetra se e “ndjen” me shpirt.
Për atë fjalë që “thuhet” dhe bëre ca llafe,
Ndërsa për atë “ndjenjën”, zemra është matëse.
Zemra ime diti të mas që nga fillimi,
E fillimi ynë ishte takimi.
Eh, sa matëse e mirë që është zemra,
Që ta thotë atë çfarë ka brenda.
Eh, ai takimi ynë i parë,
Elhamdulilah, që për ne ishte i mbarë.
Dëshiron ta dish mendimin tim për Ty në atë bised…
E pra, Ti je burri im ne dynja dhe ne Aniret…xhennet
Po mes nesh si shkoi dashuria më pas,
Me mburrje e them se ajo shtohej pa masë.
E tërë kjo ngase të kam zgjedhur musliman te mirë,
Që më gëzon shumë sa herë të shoh në fytyrë!
|Huazuar|


