Të shtëna me armë në Florida, 4 viktima, mes tyre një foshnje

Mos i humb

 Katër persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë dhe një foshnje pas një sulmi me armë në zonën Lakeland në Florida mëngjesin e së dielës.

Autoritetet janë telefonuar për herë të parë nga një grua, e cila i tha policisë se një burrë i dyshimtë ndodhej jashtë shtëpisë së saj dhe kërkonte të fliste me vajzën e saj.

Sherifi i qytetit Grady Judd informoi se autoritetet arritën në vendngjarje brenda 6 minutave por nuk gjetën asnjë gjurmë të tij.

Më pas mëngjesin e të dielës rreth orës 04:30 një polic i zonës dëgjoi të shtëna dhe telefonoi ekipin për një sulm me armë. Policia e Lakeland dhe departamenti i policisë ndërhynë në vendngjarje ku një person i armatosur  u pa jashtë shtëpisë e më pas hyri brenda, ku dhe tentoi të bllokonte hyrjen e policisë.

Gjatë ndërhyrjes u dëgjuan të bërtitura dhe të qara fëmijësh, ku pas përleshjes autori u dorëzua i plagosur dhe u arrestua menjëherë.

Brenda shtëpisë u gjendën 4 viktima, një burrë dhe një grua me foshnjën në krah gjithashtu në pjesën e pasme të banesës u gjend dhe një viktimë tjetër grua. Autori u arrestua ku dhe u dërgua në paraburgim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit