Kopsht prej kopshteve te Xhenetit!

Mos i humb

Kopsht prej kopshteve te Xhenetit!

Shume e domosdoshme, te tubosh te pakten njehere ne dite familjen tende, ne darke para te fleni mblidhe familjen tende, se bashku te lexoni me rradhe prej Kuranit te Nderuar, qofte edhe nje faqe me komentin e saj, diten tjeter te lexosh Hadithe, thenie Profetike, dhe shpjegimin e tyre, qofte edhe 10 hadithe, diten tjeter lexoni nje liber ne mesimin e besimit, akides, teuhidit, qofte dhe 5 faqe prej tij, dhe me shume mundesi ne nje muaj mund te perfundoni nje liber, dhe nje dite tjeter mund te lexoni nje liber ne historine Profetike, Islame, praktikoheni, patjeter do shikoni nje permisim ne besimin dhe moralin tuaj e te familjes, mbi ju do mbizoteroje qetesia dhe bereqeti, me lejen e Allahut te Madheruar.

Dhe ne keto tubime te perditshme patjeter duhet te kete dhe bashkebisedime midis prinderve dhe femijeve, te flasesh me ata, ti degjosh me shume deshire, te njohesh boten dhe realitetin e tyre, femijeve, ata kane gjithmone nevoje per keshillat tona, por para keshillave ata kane nevoje per shembullin e mire prej nesh, prinderve, per dashurine tone prinderore, per mirekuptimin tone, per durimin tone kundrejt tyre, le ti bejme shoke femijet tane, te kalojme sa me shume kohe me ata.

Eshte shume e rrezikshme ti lejme ata te vetmuar, ose ne shoqeri te keqe, ose ne shoqerine e gjate te aparateve elektronike, me te cilat ata lidhen pertej normalitetit!

Mos neglizhoni ate qe porositem ne fillim te keshilles, mblidheni familjen tuaj gjate javes, dhe lexoni se bashku, sepse kjo eshte nga shkaqet me te forta per te ruajtur dhe forcuar besimin dhe moralet e mira!

“O ju te cilet keni besuar, ruajeni vetet e juaja dhe familjet e juaja prej zjarrit qe lenda e tij jane njerezit dhe guret!” Kuran.

Dr. Junuz Telezi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit