Një anëtar i një partie anti-islame dhe të ekstremit të djathtë në Gjermani është zotuar të qëndrojë në partinë e AFD-së, pavarësisht se është sulmuar nga kolegët kur u konvertua në Islam.
“Unë do të jem gjithnjë besnik ndaj AfD-së,” tha Ahmad Wagner gazetarëve të mërkurën.
Në një intervistë tjetër me tabloidin gjerman Bild, ai e quajti veten një “konservator kombëtar derisa vdes”.
“Nuk mund të jem ndryshe: ekziston një shpirt gjerman, një shpirt gjerman dhe pothuajse çdo anëtar i AfD-së,” vazhdoi ai. “Dhe në qoftë se ne nuk e mbrojmë këtë shpirt gjerman, këtë gjermanizëm në vitet e ardhshme, atëherë është zhdukur me të Gjermania”.
“Është e papranueshme,” i tha ai gazetës Bild./KosovaPost/.


