Tërheqjes së inciativës për shfuqizimin e Speciales i del në mbështetje edhe Haradinaj

Mos i humb

Qeveria obligohet ta mbyllë çështjen e shfuqizimit të Speciales, sepse sipas të parit të vendit, Hashim Thaçi, është zbehur energjia dhe mungon vullneti politik.

Tërheqjes së iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i del në mbështetje edhe shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se ndoshta ky rast është mesazh që mos të merren vendime të shpejtuara.

“Nëse ka një vendim politik që bien kërkesa atëherë edhe për Qeverinë ndryshon situata, duhet ta heqim nga procedimi i mëtejmë. Mendoj se është reflektim i realitetit”, ka thënë ai.

“E respektoj këtë, mendoj se është reale kjo gjendje”, shtoi Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit