Afrin, neutralizohen strehimoret dhe depot e armëve në rajonin Shejh Horoz

Mos i humb

Në operacionin ajror në rajonin Shejh Horoz në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, janë neutralizuar strehimoret dhe depot e armëve të terroristëve.

Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, sot rreth orës 17.52 (sipas orës lokale) është kryer një operacion ajror ndaj anëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH në rajonin Shejh Horoz në verilindje të Afrinit, për të cilët është zbuluar se me mjete të zbulimit dhe të vëzhgimit ishin në përgatitje për kryerjen e një sulmi.

Njoftohet se në operacionin ajror janë neutralizuar objektivat e terroristëve të cilët përdoreshin si strehimoret dhe depo të armëve. Avionët të cilët kanë marrë pjesë në operacion janë kthyer në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre.

Në një sulm të organizuar në orët e mbrëmjes në rajonin Shejh Horoz nga pjesëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH ishte qëlluar një tank, përreth të cilit një ushtar kishte rënë dëshmor, kurse një tjetër ishte plagosur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit