Siri, vazhdojnë sulmet intensive ajrore ndaj Idlibit

Mos i humb

Të paktën 7 civilë e kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ndaj rajoneve Serakib dhe Tel Merdih, të cilat ndodhen në zonën e deeskalimit të Idlibit në Siri.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Moustafa Haj Youssef, në një deklaratë për AA tha se “Në sulmin ajror ndaj vendbanimeve civile në Idlib humbën jetën 7 persona ndërsa u plagosën shumë civilë”.

Ai tha se sulmet janë intensifikuar gjatë muajve të fundit. “Si pasojë e sulmeve ajrore sot kanë humbur jetën 7 persona, 4 prej tyre në qarkun Serakib ndërsa 3 nga fshati Tel Merdih të Idlibit”, tha Youssef.

Zona e deeskalimit, Idlib, në dy muajt e fundit është shënjestër e sulmeve intensive ajrore.

Vetëm gjatë muajit janar si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 211 civilë ndërsa 447 të tjerë janë plagosur.

Provinca e Idlibit, e cila ndodhet në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë, në mbledhjen në Astana të mbajtur më 4-5 maj të vitit 2017 u shpall zonë e deeskalimit. Megjithatë, forcat e regjimit dhe herë pas here Rusia vazhdojnë të shkelin armëpushimin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit