Moti i keq ka përfshirë Siçilinë në Itali ku janë shënuar dëme të mëdha.
Stuhia e fortë ka shkaktuar përmbytje në disa zona, makinat janë zhytur nën ujë, ndërsa rrugët janë kthyer në përrenj.
Alarmi i kuq i dhënë nga ekspertët dje është përsëritur edhe ditën e sotme, veçanërisht në Siçili dhe Kalabri.
Një çift të moshuarish rezultojnë në zhdukur. Shkollat në shumë qytete janë mbyllur. Sipas informacioneve të fundit, provincat më të prekura janë: Catania, Messina, Reggio Calabria, Vibo Valentia, Crotone e Catanzaro.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror. Në Catania ka patur dhjetëra fluturime të shtyra, ndërsa ka patur vonesa në shumë fluturime të tjera.