Vrasja dhe dhunimi i biznesmenit, Meta: Kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e qytetarëve

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dy ngjarjet kriminale të ndodhura dje dhe pardje në Krujë dhe në Fier.

Kreu i Shtetit deklaron se dënon me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, të cilat sipas tij përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve. Ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin masa.

“Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale” shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit