Basha plas “bombën”: Një boss kokaine ka prenotuar në kullën më të lartë në Tiranë

Mos i humb

Nga “Foltorja” e Kuvendit, kreu i PD Lulzim Bash aka bërë një deklaratë të fortë.

Ai tha sot se pavarësisht pandemisë, u ndërtua një kullë me 50 kate në mes të Tiranës ndërsa shtoi se një boss droge kishte rezervuar një katë në këtë ndërtesë shumë katëshe.

Basha nuk preferoi te jepte emra dhe të mos tregonte se për kë kullë bëhet fjalë.

“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni në rindërtim këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre.

Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për gënjeshtra për reklamë dhe propagandë disa fakte nuk shlyhen dot sepse janë aty kur njerëzit ngrihen në çadra apo banesat e të afërmeve ku jetojnë prej 2 vitesh apo banesat me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar.

Nëse ka diçka për të mbajtur duar në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar duke blerë vota duke shkrirë në 1 shtetin me partinë.

Ska lidhje me demokracinë me shtetin e së drejtës me aspiratën për të udhëtuar drejt BE, por ka lidhje vetëm me babëzinë për pushtet para që u ka zënë sytë, kjo babëzi su pengoi të ngrini kullën më të lartë në Shqipëri me krimin dhe bosët e kokainës, oligarkët, kurse pandemia iu ka frenuar të ndërtoni pallate.

Policia duhet ta dijë se kush bos kokine ka ndërtuar aty te ndërtesa më e lartë.

Ashtu siç nuk ndloi kullat e tjera që janë ndërtuar- u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit