Siri, pamundësohet dërgesa e armëve për PYD/PKK në Afrin

Mos i humb

Pjesëtarët e opozitës në periferi të Halepit, në Siri, ndaluan një automjet të ngarkuar me armatim të rëndë i cili duhej të dërgohej në Afrin, që është nën rrethim të organizatës terroriste PYD/PKK.

Pjesëtarët e grupeve opozitare Nureddin Zengi konfiskuan një cisternë karburanti në të cilën ishte fshehur sasi e madhe e armëve që duhej t’u dërgohej pjesëtarëve të PYD/PKK-së në Afrin.

Grupi në rrjetet sociale ka shpërndarë të dhëna mbi cisternën dhe armët, duke theksuar se se një automjet i dyshimtë është ndaluar në afërsi të malit Akil në periferi të Halepit.

Në videoincizimin që grupi ka shpërndarë ka mundësi të shihen raketa kundërtank të prodhimit rus, raketahedhës RPG-7, pushkë këmbësorike, municione, armë automatike si dhe armë kundërajrore.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa dërgesës së armëve. Burime opozitare theksojnë se armët janë dërguar drejt Afrinit për t’u përdorur kundër operacionit “Dega e Ullirit” të cilin Forcat Turke të Sigurisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane e vazhdojnë që nga 20 janari./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit