Erdogan për vizitën në Vatikan: Mundësi për mesazhet e miqësisë dhe paqes

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur: “Vizitën time në Vatikan e shikoj si një mundësi të rëndësishme nga pikëpamja për të tërhequr vëmendjen në vlerat e përbashkëta njerëzore dhe për dhënien e mesazheve të miqësisë dhe paqes”.

“Në bisedimet me Papa Françeskun do të diskutojmë çështjet për Palestinën, Kudsin, Sirinë, Irakun, luftën kundër terrorizmit, problemet e refugjatëve dhe ndihmat humanitare. Gjithashtu do të shkëmbejmë pikëpamjet edhe në çështjen për armiqësinë në rritje kundër Islamit në botën perëndimore dhe luftën kundër racizmit kulturor”, tha Erdogan.

– Në operacionin “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 935 terroristë

Kurse, reth operacionit “Dega e Ullirit” Presidenti Erdogan u shpreh se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 935 terroristë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit