Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit, që kur në krye u vendos Gledis Nano. Duket se ka qenë radha e ndryshimeve ne rang qarku së fundmi, ku janë bërë edhe lëvizjet e fundit.
Hajri Kushe, nga zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.
Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit, emërohet zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës. Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.
Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës. Oltion Agolli, nga shef komisariati në Peqin, emërohet shef komisariati në Pogradec.
Në Vorë, në vend të Aliosha Brokes, që kalon specialist në drejtorinë e standardeve profesionale, emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka.
Dashamir Bendo emërohet shef i Operacionales në Tiranë. Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan. Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.


