Policia e Kavajës ka ndaluar tre të rinj pasi akuzohen për disa vjedhje. Sipas burimeve zyrtare në pranga përfunduan G. Ç, 25 vjeç, E. A, 25 vjeç dhe A. B, 22 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 03.11.2021, kanë vjedhur marketin e shtetases R. H, ndërsa me datë 03.05.2021, kanë tentuar të vjedhin një tjetër market.
Po ashtu sipas policisë të tre këta shtetas janë autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M në Kavajë.
Njoftimi:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve G. Ç, 25 vjeç, E. A, 25 vjeç dhe A. B, 22 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 03.11.2021, kanë vjedhur marketin e shtetases R. H, ndërsa me datë 03.05.2021, kanë tentuar të vjedhin një tjetër market.
Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M, banues në Kavajë.


