Gjykata e BE-së mbështet gjobën ndaj ‘Google’-s prej 2.42 miliardë euro

Mos i humb

Gjykata e Bashkimit Evropian (BE) vendosi që strategjia e krahasimit të kompanisë teknologjike ‘Google’ në shërbimin e saj të blerjeve shkeli rregullat dhe mbajti gjobën prej 2.42 miliardë eurosh të vendosur nga Komisioni Evropian ndaj kompanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata më e lartë e BE-së, Gjykata e Përgjithshme e BE-së, e cila është në strukturën e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, me seli në Luksemburg, vendosi për çështjen e ‘Google’ me bazë në SHBA kundër gjobës së dhënë nga KE-ja.

Gjykata hodhi poshtë padinë e saj kundër vendimit të KE-së që Google abuzoi me pozitën e saj dominuese duke preferuar shërbimin e saj të blerjeve krahasuese ndaj konkurrentëve.

“Gjykata e Përgjithshme la në fuqi gjobën prej 2.42 miliardë eurosh kundër Google-s”, thuhet në vendim. Pas kësaj faze dosja mund të dërgohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për kontroll ligjshmërie.

– Lidhur me dënimin

BE-ja nisi një hetim kundër ‘Google’ me arsyetimin se u dha përparësi shërbimeve të saj të blerjeve me motorët e saj të kërkimit. Në vitin 2017, KE-ja gjobiti ‘Google’-n me 2.42 miliardë euro për abuzim me dominimin e tij në treg si motorë kërkimi dhe kërkoi që motorët e kërkimit t’i trajtojnë konkurrentët në mënyrë të barabartë në shërbimin e blerjeve.

‘Google’ nisi procedurat ligjore kundër gjobës në fjalë. Kompania argumentoi se gjoba e BE-së ishte e gabuar në ligj, në natyrë dhe ekonomikisht.

– Gjobat e BE-së ndaj ‘Google’-s

Në vitin 2018, BE gjobiti ‘Google’-n me 4.34 miliardë euro për abuzim me dominimin e tregut në sistemin operativ Android.

BE-ja gjithashtu gjobiti ‘Google’-n me 1.49 miliard euro në vitin 2019 për abuzim me dominimin e tregut në “shërbimin e reklamave” të tij AdSense.

BE-ja midis viteve 2017 dhe 2019 gjobiti ‘Google’-n në dosje me një total prej më shumë se 8 miliardë euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit