Rusia regjistroi rekord të ri të rasteve të reja ditore me COVID-19

Mos i humb

Rusia regjistroi një tjetër numër rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19, duke regjistruar 1.239 vdekje gjatë ditës së kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin është rritur në 250.454.

Autoritetet njoftojnë se numri i rasteve ditore ka shënuar një rritje të vogël pas periudhës jo-pune njëjavore, duke regjistruar 38.058 raste pozitive në COVID-19.

Por rastet aktive janë në maksimumin e tyre që nga fillimi i pandemisë në Rusi, me mbi 1 milion njerëz nën trajtim dhe gjithsej 8,91 milionë raste deri më tani.

Ndërkohë, 34.565 persona janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 7,65 milionë.

Autoritetet fajësojnë nivelin e ulët të vaksinimit për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi.

Sipas ministrit të Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko, virusi prek më rëndë personat e pavaksinuar, duke vënë në dukje se shumica e njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv janë ata që nuk janë vaksinuar.

Ai tha se aktualisht, vetëm 62 milionë njerëz në Rusi kanë marrë dozën e parë të një vaksine COVID-19.

Drejtuesja e shërbimit rus për shëndetin e njeriut dhe të drejtat e konsumatorit, Anna Popova, shtoi se shkalla e sëmundshmërisë po rritet në 61 rajone, në 18 të tjera nuk ka ndryshime të rëndësishme, ndërsa vetëm gjashtë rajone tregojnë një rënie të ngadaltë të numrit të pacientëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit