Kryetari i Këshillit të Kuvendit, Edi Paloka ka pritur sot në zyrën e tij mediat, ku ka treguar nga afër të gjithë formularët e dorëzuar nga mbështetësit e ish kryetarit të PD-së Sali Berisha të cilët kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.
Përveç gazetarëve, Paloka tha se edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike mund të vijnë dhe t’i verifikojnë firmat e delegatëve.
“Unë kam detyrimin përderisa kam deklaruar që ditën e parë që kam marrë në dorëzim 4200 formularë, kame detyrimin që t’ua vërtetoj kujtdo, gazetarëve por edhe përfaqësuesve të PD.
Këtu janë dorëzuar 4200 formularë ditën e parë. Janë këtu për këdo që do t’i verifikojë.
Ka ardhur një pjesë shtesë dje nga firmëtarët. Dua edhe njëherë ta theksoj, kush do ta verifikojë janë apo jo 4200 formularë në zyrën time, te vijë dhe ta verifikojë.
Pjesa tjetër?
Aty, siç e patë në formular, përveç gjeneraliteteve është dhe pozicioni që mban çdo delegat. Statuti e ka të përcaktuar qartë se kush është delegat”, tha Paloka.


