Dhunë në familje, kanabis me vete dhe drejtim mjeti pa patentë, pesë të arrestuar në Tiranë

Mos i humb

Pesë persona janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

U bë e mundur kapja e shtetasit B. S, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Shtetasi V. K.(T)., 28 vjeç, u arrestua pasi në rrugën “Besim Imami”, gjatë kontrollit të kryer në ambientet e subjektit që ka në administrim iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa

Po ashtu ra në pranga edhe shtetasi F. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Policia arrestoi edhe një 18 vjeçare, shtetasin A. Q., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit MDMA.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit F. D., 26 vjeç pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin të shtetasit Z. Gj., 28 vjeç pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit