Hoti flet për qeverisjen: Koalicioni qeverisës është shpartalluar!

Mos i humb

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që Demarkacionin të mos e procedojë në seancën e radhës, pa u krijuar një konsensus politik.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen që ka mbajtur sot, ku është paraparë të diskutohet për projektligjin e Demarkacionit dhe të caktohet seanca se kur duhet të dalë për votim, ka vendosur që kjo të shtyhet deri në arritjen e konsensusit politik.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti foli përsëri për qëndrimin e tyre,

“Përveç pikave që keni parë, pika kryesore që do të duhej të ishte në seancën e së enjtes do të duhej të ishte pika për demarkacionin por partitë në pushtet e shtyen për seancën e radhës e kjo është për keqardhje”, shtoi ai.

“Po bëhen tri vjet që kjo temë po sillet poshtë e lartë. Ky koalicion është formuar për vendime të mëdha. Por shihet se ky koalicion është shpartalluar. Më nuk i duhet vendit një Qeveri e tillë”, tha Hoti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit