Kreu i PD-së Lulzim Basha, edhe njëherë ka ripërsëritur rëndësinë e vettingut në politikë.
Në një postim në Tëitter ai shprehet se Shqipëria, në syrin e të gjithë botës, është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Më tej Basha shkruan, që pushteti t’u kthehet qytetarëve, politikanët e korruptuar duhet të ndëshkohen.
“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.


