Vrasja e biznesmenit në Laç, gjykata lë në burg tre të dyshuarit

Mos i humb

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg tre të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në zonën e njohur si Sanxhak.

Gjykata e Kurbinit ka caktuar arrest në burg për Llej e Skënder Lika dhe Klajdi Gjegjajn (Beleshi). Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq 22-vjeçari Llej Lika ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

Rakip Roli ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe pak minuta pasi ka dalë nga banesa i është bërë pritë në zonën e njohur si Sanxhak, aty ku u qëllua për vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit