Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetor të Prokurorisë së Elbasanit, si dhe në përurimin e ndërtesës së re të Prokurorisë.
Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji, është shprehur kryeprokurorja Marku.
“Duhet të hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminalë, me pasuri të dukshme ardhur në mënyrë të paligjshme”, është shprehur Marku.
Ndërtesa e re me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë, përmbush çka mungonte, kushte jetësore pune, në procese pa orar e pushim, të vështirë e të kohëpaskohshëm./Top Channel/