Ushtarët izraelitë martirizojnë të riun palestinez

Mos i humb

Ushtarët izraelitë kanë martirizuar një palestinez në qytetin El Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, i riu palestinez ka rënë dëshmor pasi ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr në afërsi të qytezës Beit Ummar në veri të El Halilit.

Në lajmin e WAFA-s thuhet se pala izraelite ka pretenduar se i riu palestinez ka ndërmarrë sulm me thikë.

Ndërkohë, në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se palestinezi ka sulmuar me thikë pjesëtarin e sigurimit në vendbanimin kolon hebre Karmei Tzur në veri të qytetit.

Sipas deklaratës, i riu palestinez ka humbur jetën pasi pjesëtari tjetër i sigurisë ka hapur zjarr ndërkohë që lëndime ka pësuar edhe pjesëtari i sigurisë.

Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe nuk ka lejuar hyrjen e ambulancave në këtë zonë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit