Një nga tre personat e arrestuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit është liruar nga paraburgimi me propozim të Prokurorisë së Shtetit.
M.M i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.
Në ditën e arrestimit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tregoi se arrestimet janë kryer pas disa kërkimeve në vende të caktuara në lidhje me këtë ngjarje.
Të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnikov.
Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona shoferi dhe dy nxënësit mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.


