40-vjeçarja R Koçi, me profesion notere është arrestuar sot nga policia e Tiranës për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Por noterja Koçi nuk është një emër i padëgjuar më parë për policinë.
Më 26 maj 2021, noteres R Koçi i është hequr licenca e ushtrimit të profesionit të noterit nga ministrja e Drejtësisë së kohës Etilda Gjonaj.
Kjo pasi në adresë të Ministrinë e Drejtësisë kishte mbërritur një e-mail nga shtetas, i cili njoftonte përdorimin në mënyrë jo të rregullt të llogarive bankare nga ana e noteres.
Pas analizës ligjore të akteve dhe veprimeve noteriale, objekt i hetimit administrativ, grupi i kontrollit ka vlerësuar se noterja Koçi gjatë veprimtarisë noterial nuk ka respektuar në përgjithësi dhe në mënyrë të përsëritur kërkesat e ligjit për noterinë dhe ka sjellë heqjen e licencës së saj.
Ndërkohë më 5 nëntor të vitit të kaluar një sasi e vogël tritoli iu vendos në pjesën e përparme makinës së saj tip “Range Rover” me targë AA199 YS teksa ishte e parkuar.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.



