Basha me demokratët në degën 4: Kemi qeverinë më të korruptuar në Ballkan: Rritja e çmimit të naftës nga ‘taksa Rama’, goditje në brinjë për familjet shqiptare.

Mos i humb

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me demokratë të degës 4 në Tiranë. Basha ka falënderuar deputetin Alfred Rushaj për organizimin e takimit, teksa foli për rritjen e çmimit të naftës, taksat mbi karburantin të qeverisë.

Ai tha se para 3 ditësh, doli raporti i Transparency Internacional ku prapë qeveria shqiptare sipas tij ishte më e korruptuar në Ballkan. Basha theksoi se çmimi i
naftës është rritur në të gjitha tregjet ndërkombëtare, por pyeti se pse është më i ulët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut?

“Kush e ka harruar taksën Rama mbi karburantet? 200 lekë plus TVSH-në, 240 lekë për litër, është vetëm taksa që ky ka vendosur mbi naftën, mbi benzinën. Dhe kur shkojmë në Parlament dhe i kërkojmë që ta heq, bën sikur ngatërrohet, bën dhe shejtanbudallain. Thotë, taksa e karbonit, jo mor jo, s’po të thotë njeri për taksën e karbonit. 3 lekë është taksa e karbonit, kjo është 24 lekë të reja. Le të ndalemi për një moment, ka më shumë se 6 vite apo 7 vite që kur e vuri në janar të 2014-ës, në qoftë se nuk gabohem, 100 lekëshin e parë dhe në janar të 2015-ës, 100 lekëshin e dytë plus TVSH-ën, që i merr këto lekë. Si i shpenzon? Cili është roli i qeverisë kur ndodh diçka e keqe për njerëzit? Si pandemia, si tërmeti, si rritja e çmimit të naftës? Është të amortizojë efektet negative. T’i zbus, ta bëjë pak më të lehtë jetën e njerëzve. Si mund ta bëjë këtë? Del ministrja sot pa pikë turpi, thotë do rritet edhe 6 muajt e ardhshëm çmimi i naftës”, deklaroi Basha.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS
“Kështu siç keni qenë gjatë fushatës, së bashku me kryetarin e degës, që dua ta përshëndes dhe ta falënderojë për organizimin e këtij takimi dhe me deputetin tuaj Alfred Rushajn, i cili pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë të jashtëzakonshme që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të tij. Nuk bëhet në emër të një grushti njerëzish, por bëhet në emër të gjithsecilit prej jush, të sakrificave tuaja, të sakrificave të demokratëve, të sakrificave të shqiptarëve anembanë ku janë. Një betejë që me ju në krah, e kemi nisur që me ardhjen e këtij regjimi në krye të vendit. Sepse me ardhjen e këtij regjimi në krye të vendit, ka ardhur edhe e keqja këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve. Nuk ka vend apo zonë, degë ku zhvilloj takime të këtyre përmasave.

E patë para 3 ditësh, doli raporti i Transparency Internacional, prapë qeveria më e korruptuar në Ballkan. Çfarë do me thënë korrupsion qeveritar për njeriun e thjesht? Se në zhargonin politik do të thotë përplasje midis një pale dhe një pale tjetër. Por për qytetarët e këtij vendi, për të papunët e këtij vendi që vetëm shtohen, për familjarët e këtij vendi, për sipërmarrësit e këtij vendi, për punëdhënësit, për punëmarrësit, për pensionistët, për të rinjtë, për kryefamiljarët, do të thotë diçka tjetër. Le ta marrim nga çështja e fundit, ngritja e çmimit të karburantit, ngritja e çmimit të naftës.

Se me të vërtetë çmimi i naftës është rritur në të gjitha tregjet ndërkombëtare, po pse është më e ulët në Kosovë? Pse është më e ulët në Maqedoninë e Veriut? Pse është kaq e lartë në Shqipëri, sa është pothuajse në Zvicër ku marrin mesatarisht 16 herë më shumë të ardhura për frymë sesa në Shqipëri? T’i marrim një nga një: Kush e ka harruar taksën Rama mbi karburantet? 200 lekë plus TVSH-në, 240 lekë për litër, është vetëm taksa që ky ka vendosur mbi naftën, mbi benzinën. Dhe kur shkojmë në Parlament dhe i kërkojmë që ta heq, bën sikur ngatërrohet, bën dhe shejtanbudallain. Thotë, taksa e karbonit, jo mor jo, s’po të thotë njeri për taksën e karbonit. 3 lekë është taksa e karbonit, kjo është 24 lekë të reja. Le të ndalemi për një moment, ka më shumë se 6 vite apo 7 vite që kur e vuri në janar të 2014-ës, në qoftë se nuk gabohem, 100 lekëshin e parë dhe në janar të 2015-ës, 100 lekëshin e dytë plus TVSH-ën, që i merr këto lekë. Si i shpenzon? Cili është roli i qeverisë kur ndodh diçka e keqe për njerëzit? Si pandemia, si tërmeti, si rritja e çmimit të naftës? Është të amortizojë efektet negative. T’i zbus, ta bëjë pak më të lehtë jetën e njerëzve. Si mund ta bëjë këtë? Del ministrja sot pa pikë turpi, thotë do rritet edhe 6 muajt e ardhshëm çmimi i naftës.

E para e punës, nuk të paguajnë aty për t’iu thënë shqiptarëve se çfarë do të ndodhi me tregjet ndërkombëtare, por të paguajnë se çfarë do të bësh ti meqë do rritet çmimi i karburantit edhe 6 muajt e ardhshëm. Çfarë do bëjë qeveria jote? Çfarë do bëjë? Çfarë do bënte një qeveri normale? Në radhë të parë do shikonte kush preket nga këto dhe si preken. Janë dy kategori që preken. Janë ata që edhe pa çmimin e naftës në këto nivele, nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Dhe ne e dimë kush janë. Gjysma e familjeve në Shqipëri që nuk paguajnë më shumë se një vakt të ngrohtë në ditë, për veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Pensionistët që nuk mbyllin dot 10 ditë, jo muajin po nuk patën mbështetje nga fëmijët e tyre në emigracion. Të papunët, pagesa e ndihmës ekonomike s’mjafton as për 2 ditë, as për 3 ditë për një familje me 4 veta, jo për 30 ditë. Gjysma e popullsisë, që sot është e varfër dhe varfëri e niveleve Afrikane. Nuk ka lidhje me vendet e tjera të Evropës, nuk ka lidhje me Kosovën, nuk ka lidhje me Maqedoninë e Veriut. Me kë doni ta krahasoj? Dhe pastaj tek pjesa tjetër, pjesën e ekonomisë. Se të gjithë e dimë, s’ka nevojë të kesh mbaruar për ekonomi, që nafta është gjaku i ekonomisë, karburanti është gjaku i ekonomisë, që rritja e çmimit të karburantit është, sigurisht që i bie drejtpërdrejtë ndesh gjithë zinxhirët të shërbimit dhe prodhimeve dhe do të reflektohet në gjithçka. Në rritjen e çmimit të mallrave, në rritjen e çmimit të prodhimeve bazë.

Në pamundësi edhe më të mëdha, për sipërmarrësin e vogël dhe të mesëm. Në pamundësi edhe për sipërmarrësit e mëdhenj, që mendojnë se kanë një rezervë, por në fakt kanë dhe përgjegjësi të mëdha, se zakonisht kanë një bordero më të madhe, se kanë më shumë njerëz në punë. Po fermeri që përbën gjysmën e popullsisë? Duam s’duam ne, pavarësisht prej ëndrrave që shikon me sy hapur i pari i bandës së hajdutëve. Gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale. Çfarë bëhet me këto lekë të buxhetit? Me këto taksa të rritura? Me taksën progresive, me taksën e naftës, ku shkojnë të gjitha këto? Se këto mund të përbënin një jastëk për ta zbutur pak goditjen në brinjë të çdo familjeje shqiptare, që nga më e varfra deri tek shtresa e mesme, deri tek sipërmarrja e deri tek fermerët. Pse mos ta bëjmë këtë? Pse mos të merren lekët nga buxheti i shtetin në këtë rast, por dhe me dhjetëra raste të tjera, e të përdoren pikërisht për ato arsye që qytetarët i paguajnë për t’i kthyer si shërbime. Pse? Pse nuk ndodh kjo?!

Sepse paratë që iu janë marrë njerëzve, shumicës së shqiptarëve, gjithë shqiptarëve në fakt, edhe atyre me ndihmë ekonomike, ua merr ai me TVSH-në. Kur shkojnë të paguajnë, çfarëdo të blejnë, edhe një bukë misri kur blejnë, e paguajnë TVSH-në”, deklaroi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit