Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka mbetet në burg

Mos i humb

Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar për korrupsion.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Kokën.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”,

“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit